Lidhje

Në Ukrainë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, të parat që nga revolucioni i portokalltë i vitit 2004


Në Ukrainë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, të parat që nga revolucioni i portokalltë i vitit 2004, i cili solli në fuqi Presidentin Viktor Jushçenko.

Anketat e para tregojnë se partia pro-Moskës e Viktor Janukovicit kryeson me rreth 33% të votave. Blloku i kryesuar nga ish kryeministrja Julia Timoshenko ka fituar 23%, ndërsa partia e Presidentit Jushcenko 14%.

Sipas zyrtarëve, pjesmarrja në votime ishte më tepër se 50 përqind dhe se disa votues u ankuan për lista tepër të gjata të kandidatëve.

Partia e Presidentit Jushçenko është përballur me vështirësi vitet e fundit pas akuzave për korrupsion si dhe pas një përçarjeje në qeveri e cila çoi në shkarkimin e kryeministres dhe ish aleates së tij politike Julia Timoshenko.

Pasi hodhi votën e tij, Presidenti Jushçenko tha se nesër do të fillojë bisedimet me përfaqësuesit e ish aleatëve të tij. Parlamenti do të zgjedhë një kryeministër, për herë të parë që nga miratimi i një numri ndryshimesh kushtetuese.//ii

XS
SM
MD
LG