Lidhje

Ambasadori Halilzad: të vihen nën kontroll milicitë irakiane


Ambasadori amerikan në Bagdad, Zalmaj Halilzad, po u bën thirrje udhëheqësve të përçarë irakianë të vënë nën kontroll milicitë që po kërcënojnë ta copëtojnë vendin.

Gjatë vizitës në një qendër të rinisë në Bagdad, ambasadori Halilzad tha se më shumë irakianë po vriten nga milicitë sesa nga terroristët. Ai tha se vendi ka nevojë t’i frenojë milicitë, shumë nga të cilat kanë lidhje të forta me udhëheqësit e fuqishëm shiitë dhe janë të rrënjosura në forcat irakiane të sigurimit dhe të policisë.

Ai e bëri këtë paralajmërim ndërkohë që udhëheqësit shiitë, suni dhe kurdë dështuan përsëri të kapërcejnë pengesat në përpjekjet për formimin e një qeverie të re. Bisedimet e fundit kanë për synim të zgjidhin mospajtimet lidhur me përbërjen e qeverisë së re, përfshurë postin e fuqishëm të kryeministrit.

Ndërkohë, një delegacion i Kongresit amerikan që po viziton atë vend, u përcorlli udhëheqësve irakianë një mesazh të rreptë. Delegacioni i udhëhequr nga senatori republikan, Xhon Makejn, tha se populli amerikan po e humbet durimin lidhur me ngecjen në përpjekjet për formimin e qevevrisë dhe kërkon rezultate të shpejta.

XS
SM
MD
LG