Lidhje

Irak: Incidente të reja me dhunë; ende s'ka mirëkuptim për përbërjen e qeverisë së re


Policia irakiane gjeti sot 30 trupa pa kokë në qytetin e Bakubës. Autoritetet po përpiqen të identifikojnë viktimat dhe të gjejnë shkakun e vrasjes së tyre. Ky është incidenti i fundit që kur dhuna sektare shpërtheu pas sulmit në një xhami shiite muajin e kaluar.

Po këtë javë në Bagdat u zbuluan trupat e një numër viktimash të vrara, që duket se ishin torturuar. Të paktën 4 irakianë të tjerë u vranë sot gjatë sulmeve. Një bombë e vënë në anë të rrugës la të vrarë një djalë adoleshent kur ai po shkonte në shkollë në Basra.

Një bombë në Bagdat shkaktoi vdekjen e një gruaje, ndërsa një person i armatosur vrau dy vetë, përfshirë një polic në afërsi të Bakubës. Predhat e mortajave ranë pranë shtëpisë që ka në Naxhaf kleriku Moktada al Sadr, duke plagosur dy prej rojeve të tij dhe një fëmijë.

Këto incidente të dhunshme shënohen ndërkohë që udhëheqësit shiitë, suni dhe kurdë nuk arritën përsëri të bien dakord për përbërjen e qeverisë, megjithë shtimin e presionit amerikan. //ad//

XS
SM
MD
LG