Lidhje

Predikim i Papa Gjon Palit të Dytë


Papa Benedikti lexoi një predikim të shkruar nga pararendësi dhe miku i tij, Papa Gjon Pali i Dytë, i cili vdiq afro një vit më parë. Papa Benedikti i lexoi fjalët e Papa Gjon Palit në një meshë që mbajti sot në një lagje punëtore të Romës.

Në predikimin e tij, Papa shkruante për shpresën e shenjtë, dashurinë dhe faljen për ata që kanë humbur udhën dhe janë mbushur me ligësi, egoizëm dhe frikë. Papa Gjon Pali vdiq më 2 prill 2005, një natë para se ishte parashikuar të mbahej ky predikim. Ai udhëhoqi Kishën Katolike për 26 vjet.

Vatikani do të fillojë javën që vjen ceremonitë përkujtimore për Papa Gjon Palin e Dytë, me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së tij. Papa Benedikt ka filluar procesin e përshpejtuar të shenjtërimit të Papa Gjon Palit të Dytë. //ad//

XS
SM
MD
LG