Lidhje

Afganistan: Abdur Rahmani mund të lirohet të hënën nga burgu


Një afgan që përballet me mundësinë e ekzekutimit për braktisjen e Islamit dhe përqafimin e Krishterimit mund të lirohet të hënën nga burgu.

Një gjykatë afgane hodhi poshtë dje një pjesë të mirë të të dhënave në rastin e Abdur Rahmanit dhe ia ktheu çështjen prokurorëve për hetime të mëtejshme, duke hapur kështu rrugën për lirimin e tij.

Njoftohet se gjykatësi tha se çështja duhet të rishqyrtohet për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme si edhe të mangsive ligjore e teknike.

Prokurori tha se po e shqyrton vendimin e gjykatës, e cila ngriti edhe çështjen rreth gjendjes psikike të zotit Rahman.

Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, tha se çështja nuk ka marrë fund. Ajo vuri në dukje se do të ketë diskutime të mëtejshme midis Afganistanit dhe komunitetit ndërkombëtar rreth rëndësisë së të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG