Lidhje

Sulm në bazën amerikano-irakiane në afërsi të Tal-Afarit


Zyrtarët irakianë thonë se nga një sulm vetvrasës sot në një bazë amerikano-irakiane në veri të Irakut, u vranë të paktën 40 vetë. Sulmi ndodhi në një qendër rekrutimi të ushtrisë në afërsi të qytetit Tal Afar.

Sulmi u krye ndërkohë që disa ministra të qeverisë së Irakut kritikuan një operacion amerikano-irakian në Bagdad dje që la 16 të vrarë. Disa ministra thanë se në këtë operacion u vranë disa besimtarë në një xhami të lagjes Sadr të kryeqytetit. Por ushtria ameriane tha se forcat speciale të Irakut, duke ndjekur udhëzimet e këshilltarëve amerikane, vranë kryengritës dhe liruan një irakian që ishte marrë peng. Ushtria tha se trupat nuk hynë në xhami.

Në një zhvillim tjetër, televizioni al-Jazeera, transmetoi një video që mendohet të jetë e një prej ish ndihmësve të Sadam Huseinit, Izat Ibrahim al-Durit, ku ai u bën thirrje udhëheqësve arabë të bojkotojnë qeverinë e Irakut dhe të mbështesin kryengritjen e përkrahur nga sunitë. //rd//

XS
SM
MD
LG