Lidhje

Lavrov i përgjigjet akuzave amerikane për dhënien e informacioneve sekrete qeverisë së Sadamit


Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov hodhi poshtë sot si politikisht të motivuara njoftimet se vendi i tij i kishte dhënë informacione sekrete qeverisë së Sadam Huseinit në fillim të ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak në vitin 2003.

Ministri i jashtëm Lavrov tha se autoritetet amerikane nuk i kanë diskutuar këto njoftime nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe se nuk e ka të qartë se pse njoftimet dolpn së pari në mjetet e shtypit.

Dje, Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, tha se Uashingtoni do ta pyesë Rusinë rreth akuzave se diplomatë rusë i kaluan qeverisë irakiane informacione sekrete mbi planet dhe lëvizjet ushtarake amerikane në fillim të luftës në Irak.

Sekretarja Rajs tha se nuk është arritur në përfundimin në se Moska autorizoi ambasadorin e saj në Bagdad që të transferonte informacionet e zbulimit, dhe shtoi se shpreson që Kremlini ta shqyrtojë me seriozitet këtë çështje. Rusia i ka hedhur poshtë akuzat. //rd//

XS
SM
MD
LG