Lidhje

Irak: Rrëmbehen të paktën 20 irakianë nga persona të armatosur


Në Irak, persona të armatosur rrëmbyen sot të paktën 20 irakianë. Në Bagdad, një grup personash të armatosur rrëmbyen gjashtë vetë nga një dyqan artikujsh elektronikë dhe vodhi mbi 50 mijë dollarë.

Në një sulm tjetër në Bagdad, tre vetë u rrëmbyen në një dyqan artikujsh elektronikë. Këto rrëmbime ishin në vazhdën e një vale sulmesh të tilla në gjithë Irakun. Dje 16 punonjës të një kompanie tregëtare u rrëmbyen në Bagdad.

Në akte të tjera dhune, një irakian në qytetin verior të Kirkukut u vra si pasojë e shpërthimit të një makine bombë në anë të rrugës. Në jug të Bagdadit, në Iskandarijah, 11 policë dhe një civil u plagosën gjatë përpjekjeve të policisë për të frenuar një sulm vetëvrasës ndaj stacionit të tyre.

Rrëmbimet dhe sulmet bëhen ndërkohë që politikanët shiitë po vënë në pikpyetje se çfarë ndodhi gjatë operacionit të përbashkët ushtarak amerikano-irakian të dielën në Bagdad, që shkaktoi vdekjen e të paktën 16 personave.//lk

XS
SM
MD
LG