Lidhje

Në Izrael sot zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme


Në Izrael sot zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme të cilat shihen gjerësisht si një referendum për të përcaktuar formën përfundimtare të kufijve izraelitë.

Anketat e fundit parashikojnë se partia centriste Kadima e kryeministrit të përkohshëm, Ehud Olmert, mund të fitojë 33 deri në 35 vende dhe të jetë partia më e madhe në parlamentin prej 120 deputetësh.

Por me një fitore të tillë ajo nuk do të kishte shumicën dhe do të detyrohej të formonte një koalicion qeverisës.

Analistët thonë se Kadima mund ta ketë të vështirë të bindë partnerët e saj të ardhshëm që të mbështesin planin e kryeministrit të përkohshëm Ehud Olmert për të përcaktuar kufijtë përfundimtarë të Izraelit me palestinezët gjatë 4 vjetëve të ardhshëm.

Zoti Olmert synon të tërheqë disa vend-banime izraelite nga pjesë të Bregut Perëndimor, si dhe t’i bëjë pjesë të Izraelit disa enklava më të mëdha.//ii

XS
SM
MD
LG