Lidhje

Spanjë: Opozita i ofron mbështetje qeverisë në marrëdhëniet me grupin separatist bask ETA


Në Spanjë opozita i ofroi mbështetje qeverisë në marrëdhëniet me grupin separatist bask ETA, i cili shpalli javën e kaluar një armëpushim të përhershëm.

Udhëheqësi i Partisë Popullore Mariano Rajoy e deklaroi qëndrimin e forcës së tij politike sot në Madrid, pas bisedimeve me kryeministrin Jose Luis Zapatero.

Zoti Rajoy tha se i kishte kërkuar kryeministrit Zapatero të mos bënte asnjë lëshim ndaj grupit separatist dhe të mos lejonte ndryshimin e statusit të rajonit Bask.

Zoti Zapatero ka thënë se do të bëjë përpjekje gjatë muajve të ardhshëm për bisedime me separatistët, nëse armëpushimi zbatohet.

Mbi 800 vetë kanë humbur jetën që kur ETA filloi fushatën në vitin 1968 për krijimin e një shteti të pavarur bask në Spanjën veriore dhe Francën jugperëndimore.//lk

XS
SM
MD
LG