Lidhje

Izrael: Partia Kadima, fillon bisedimet me partnerët e mundshëm


Në Izrael, Partia Kadima, ka filluar bisedimet me partnerët e mundshëm vetëm disa orë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare. Partia Kadima ka fituar 28 nga 120 vendet e Parlamentit të vendit. Por, zyrtarët e partisë thanë se do të bisedojnë me Partinë Laburiste, e cila ka fituar 20 vende, dhe me një parti më të vogël fetare për të krijuar një koalicion të gjerë.

Duke folur pas njoftimit të rezultatit jo-zyrtar të zgjedhjeve, udhëheqësi i partisë Kadima, kryeministri i përkohshëm izraelit, Ehud Olmert, tha se në qoftë se bisedimet e paqes me një qeveri palestineze e kryesuar nga Hamasi nuk janë të mundshme, Izraeli do të veprojë vetë për të përcaktuar kufijtë e vet. Zoti Olmert ka thënë se partnerët e koalicionit duhet të pranojnë planin e tij për tërheqje të njëanshme nga Bregu Perëndimor.

Sot në Washington, presidenti Bush i telefonoi zotit Olmert për ta uruar për fitoren. Por kryeministri i ardhshëm palestinez Ismail Hanijeh i grupit ekstremist islamik, paralajmëroi për një cikël të ri dhune në se Izraeli nuk njeh të drejtat e palestinezëve.

XS
SM
MD
LG