Lidhje

Arrestohet ish presidenti i Liberisë dhe dërgohet në gjykatën e krimeve të luftës në Siera Leone


Paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në Monrovia morën nën arrest ish presidentin liberian Charles Taylor dhe e dërguan atë në gjykatën për krime lufte në Sierra Leone.

Zoti Taylor u transferua sot me një helikopter të Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin liberian pak pasi mbërriti nga Nigeria. Zyrtarët nigerianë thanë se presidenti Olusegun Obasanjo e kishte dhënë urdhërin për ekstradimin e Charles Taylor pak pasi ai u kap ndërsa përpiqej të arratisej në Kamerun.

Lajmi u bë i ditur ndërsa zoti Obasanjo po zhvillonte një takim me Presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Bush përshëndeti kapjen e zotit Taylor duke e quajtur provë të angazhimit të zotit Obasanjo ndaj paqes në rajon. Presidenti Obasanjo i kundërshtoi kritikat se qeveria e tij kishte treguar neglizhencë pasi zoti Taylor u zhduk dje nga shëpia e tij në Nigerinë jugore.//rd//

XS
SM
MD
LG