Lidhje

Francë: Sindikatat njoftojnë një ditë të re protestash kundër ligjit të punësimit


Udhëheqësit e sindikatave të punëtorëve dhe të studentëve në Francë bënë thirrje për një ditë tjetër protestash kombëtare javën e ardhshme kundër ligjit të ri të punësimit. Zyrtarët e sindikatave i kanë planifikuar protestat e reja për të martën e ardhshme.

Më tepër se një milonë njerëz marshuan dje në qytetet franceze për të protestuar kundër ligjit, duke shkaktuar bllokimin e sistemit të transporteve dhe shërbimeve të tjera të vendit. Policia arrestoi më tepër se 700 protestues në gjithë vendin.

Më parë, sindikatat e punëtorëve i bënë thirrje presidentit Zhak Shirak që të ndërhynte për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Kryeministri francez Dominique de Villepin, muajin e kaluar e çoi ligjin në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Ligji i ri i punësimit do ta bënte të lehtë pushimin nga puna të punëtorëve të rinj gjatë dy viteve të para të punësimit të tyre. Zyra e zotit Shirac thotë se udhëheqësi francez do të flasë publikisht lidhur me këtë çështje gjatë ditëve të ardhshme. //rd//

XS
SM
MD
LG