Lidhje

Serbët në Kosovë kërkojnë më shumë të drejta në takimin me Albert Rohan


Gjatë një takimi me të dërguarin e OKB-së, Albert Rohan, serbët në pjesën veriore të Kosovës kërkuan më shumë të drejta për komunietin e tyre.

Zoti Rohan dhe zyrtarët vendorë sebë u takuan në Zveçan, para rifillimit të bisedimeve të hënën në Vjenë mbi të ardhmen e Kosovës. Autoritetet serbe kërkojnë krjimin e një njësie administrative serbe në Kosovë me lidhje të veçante me Serbinë.

Shumica shqiptare e hedh poshtë këtë ide nga shqetësimi se një gjë e tillë mund të çojë në copëtimin e Kosovës. Kur u pyet nëse serbët e Kosovës mund të fitojnë një farë autonomie, i dërguari i OKB-së tha “jo.”

Ndërmjetësit e Kombeve të Bashkuara po i kërkojnë shumicës shqiptare të Kosovës t’i garantojë komunitetit serb një të ardhme shpresëdhënëse.

XS
SM
MD
LG