Lidhje

Lirohet gazetarja amerikane Xhill Kerrëll


Gazetarja amerikane Jill Carroll u lirua, tre muaj pasi u rrëmbye në Irak. Zonja Carroll i tha një stacioni televiziv irakian se ishte trajtuar mirë nga rrëmbyesit. Ajo tha se nuk ishte keqtrajtuar kurrë dhe nuk ishte goditur.

Një zyrtar i policisë irakiane tha se një grup i panjohur e liroi gazetaren dhe e la në zyrën e një partie politike suni në Bagdad sot në mëngjes.

Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice, duke folur sot në Berlin, tha se lirimi i gazetares ishte një lajm shumë i mirë për Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa presidenti Bush tha në Meksikë se ishte gëzuar që zonja Carroll ishte gjallë. Jill Carroll, artikujt e së cilës botoheshin në gazetën Christian Science Monitor, u rrëmbye më 7 janar.

Një përkthyes irakian që punonte me të u vra nga rrëmbyesit. Pengmarrësit kishin kërcënuar disa herë që ta vrisnin atë nëse nuk liroheshin të gjitha gratë që mbaheshin në qendrat amerikane të burgimit në Irak. //rd//

XS
SM
MD
LG