Lidhje

Bush, Foks, Harpër diskutojnë mbi imigracionin dhe kontrollin e kufijëve


Presidenti Bush bëri një turne në objektet e lashta të kulturës Maja së bashku me presidentin meksikan Vicente Fox dhe me kryeministrin kanadez Stephen Harper para takimit të tyre të nivelit të lartë në në qytetin meksikan të Kankunit.

Të tre udhëheqësit do të takohen sot dhe nesër për bisedime mbi çështje nganjëherë të diskutueshme të imigracionit dhe kontrollit të kufijve. Ata pritet gjithashtu të diskutojnë lidhur me imigracionin, kontrollin e kufijve si dhe tregtinë e luftën kundër terrorizmit. Zoti Fox pritet t’i kërkojë presidentit Bush që të ligjësojë miliona meksikanë, të cilët jetojnë pa dokumenta në Amerikë.

Presidenti meksikan pritet gjithashtu t’i bëjë thirrje Kanadasë ta zgjerojë programin e saj për meksikanët që vijnë për të punuar me viza pune, duke i lejuar ata të punojnë në disa degë të industrisë kanadeze, përveç bujqësisë.//rd//

XS
SM
MD
LG