Lidhje

SHBA, BE paraqesin ankesë në OBT për çështjet tregëtare me Kinën


Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara paraqitën një ankesë para Organizatës Botërore të Tregëtisë për ato që i quajnë “kufizime të padrejta” mbi pjesët e makinave të importuara nga Kina.

Zyrtarët tregëtarë evropianë dhe përfaqësuesi tregëtar amerikan, kërkuan zhvillimin e konsultimeve midis Kinës dhe Organizatës Botërore të Tregëtisë, për të hapur tregun kinez të pjesëve të makinave. Mosmarrëveshja ka të bëjë me rregullat e Kinës për mënyrën e vendosjes së tarifave për pjesët e makinave të prodhuara jashtë vendit.

Në një deklaratë të lëshuar sot, përfaqësuesi tregëtar amerikan, Rob Portman tha se Kina duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj dhe asaj i duhet kërkuar të respektojë angazhimet e saj si një partner serioz tregëtar. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregëtinë, Peter Mandelson, tha se ai shpreson se mosmarrëveshja mund të zgjidhet me mirëkuptim. Zhvillimi i konsultimeve është hapi i parë në procesin e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve në Organizatën Botërore të Tregëtisë. //rd//

XS
SM
MD
LG