Lidhje

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të ndalojë pasurimin e uraniumit


Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania i bënë thirrje Iranit të ndalojë pasurimin e uraniumit, por Teherani vazhdon të kundërshtojë.

Në një fjalim që mbajti dje në konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Çarmatimin, ministri i jashtëm iranian, Manushehër Motaki, akuzoi vendet perëndimore se po e keqinformojnë komunitetin ndërkombëtar rreth programit bërthamor të Teheranit.

Ai tha se programi është paqesor dhe nuk është angazhuar kurrë në veprimtari të ndaluara. Ai kritikoi vendet perëndimore edhe lidhur me vendimin për ta paraqitur çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Dhe ambasadori i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Alisaghar Sulltanijeh, tha se Teherani nuk do t’i pezullojë veprimtaritë e pasurimit.

Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, tha dje në Berlin se komunitetin ndërkombëtar është i bashkuar në kërkesën që Irani të ndalojë veprimtaritë e tij të debatueshme në fushën bërthamore.

XS
SM
MD
LG