Lidhje

BE-ja i jep Beogradit edhe një muaj afat për arrestimin e Mlladiçit


Bashkimi Evropian i dha Sërbisë e Malit të Zi edhe një muaj afat që të arrestojë të dyshuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim Oli Rehn tha se bisedimet për lidhje më të ngushta mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë e Malit të Zi do të zhvillohen të mërkurën e ardhshme sipas planifikimit.

Njoftimi pason bisedimet në Bruksel midis zotit Rehn dhe kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Carla del Ponte. Komisioneri i zgjerimit tha se prokurorja kishte njoftuar për disa përparime në bashkëpunimin midis gjykatës dhe Serbisë e Malit të Zi.

Autoritetet e Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje vazhdimisht Serbisë të arrestojë dhe ekstradojë gjeneralin Ratko Mlladiç para raudit tjetër të bisedimeve më 5 prill. Zoti Rehn tha se ai veproi pasi kryeministri serb Vojisllav Kostunica u angazhua sot të arrestojë dhe ekstradojë pa vonesë gjeneralin Mlladiç.

Mlladiç është akuzuar nga Gjykata e Hagës për sulme kundër civilëve ndërsa shërbente si komandant i forcave të serbëve të Bosnjes gjatë konfliktit të Ballkanit në vitet 1990-të. //rd//

XS
SM
MD
LG