Lidhje

Gripi i shpendëve merr jetën e një 2-vjeçareje në Indonezi


Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se një vajzë dy-vjeçare u bë personi i 23-të në Indonezi që vdiq nga virusi H5N1 i gripit të shpendëve.

Zyrtarët e Organizatës thanë se vajza vdiq rreth një javë më parë në një spital të Xhakartës. Në Indonezi ka patur një numër më të madh vdekjesh nga virusi se sa çdo vend tjetër, përveç Vietnamit. Ndërkohë, zyrtarët e shëndetësisë në Jordani konfirmuan sot rastin e parë të gripit të shpendëve tek njerëzit. Ata thanë se një 31 vjeçar egjiptian po trajtohet për sëmundjen dhe se ai është një gjendje të mirë.

Dje, autoritetet e shëndetësisë në Afganistan filluan hetimet lidhur me vdekjet e tre fëmijëve nga e njëjta familje, të cilët dyshohet se mund të kenë vdekur nga gripi i shpendëve. Lloji vdekjeprurës i gripit të shpendëve ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 njerëzve që nga viti 2003, shumica të Azinë Lindore. Virusi është përhapur kohët e fundit në Evropë, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG