Lidhje

OKB dërgon një ekip vlerësimi në Iran pas tërmetit të kësaj jave


Kombet e Bashkuara po dërgojnë një ekip vlerësimi në Iran pas tërmetit të kësaj jave që shkaktoi vdekjen e më shumë se 60 vetave dhe plagosjen e të paktën një mijë të tjerëve.

Në një deklaratë të OKB-së thuhet se ekipi, në të cilin bëjnë pjesë ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të Fondit të OKB-së për Fëmijët, niset sot për në krahinën perëndimore Lorestan të Iranit.

Organizata botërore tha se ishte e gatshme të japë ndihmën e saj në përgjigjen ndaj nevojave humanitare të krijuara nga katastrofa dhe të mobilizojë mbështetjen ndërkombëtare për të ndihmuar viktimat e tërmetit.

Administrata e Presidentit Bush i ofroi dje Teheranit një paketë ndihmash, përfshirë batanije dhe mjete strehimi të përkohshëm për deri në 100 mijë banorë. Ndihmës-sekretari i Shtetit, Nikolas Bërns, ia përcolli këtë ofertë ambasadorit iranian në OKB, Xhevad Zarif.

Ambasadori tha se do të këshillohet me Teheranin para se të komentojë rreth ofertës së Uashingtonit.

XS
SM
MD
LG