Lidhje

Kryeministri palestinez zotohet të vërë nën kontroll grupet e armatosura


Kryeministri palestinez, Ismail Hanija deklaroi se do të marrë masa që të heqë personat e armatosur nga rrugët e qyteteve. Deklaratat bëhen pas incidenteve të djeshme midis fraksioneve palestineze nga të cilat mbetën të vrarë tre vetë.

Zoti Haniya e quajti të rrezikshme gjendjen në Gazë dhe bëri thirrje për qetësi. Por një përfaqësues i milicisë së partisë Fatah e hodhi poshtë thirrjen, ndërkohë që dhjetra përkrahës të tij qëllonin në ajër. Udhëheqësi i Fatahut, Samir Masharavi tha se anëtarët e partisë së tij ishin fyer nga akuzat se Fatahu ishte përgjegjës për incidentet e djeshme.

Po sot, Izraeli ndërmori sulme ajrore në Rripin e Gazës. Avionët izraelitë vunë në shenjestër zona që thuhet se përdoren nga ekstremistët palestinezë për të qëlluar me raketa në Izraelin e jugut. Nuk ka njoftime për viktima. //ad//

XS
SM
MD
LG