Lidhje

Shpërthim i fuqishëm në Vlorë: Vritet një person


Nje shpërthim i fuqishëm eksplozivi ndodhi sot në Vlorë, rreth orës 10.30 të paradites, ku për pasojë një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën. Policia e Vlorës tha se eksplozivi ishte vendosur në një autoveturë tip “Benz”, i cili ndodhej në një zonë me pallate banimi në lagjen “Skelë”. Disa automjete të tjera dhe xhamat e banesave përreth u dëmtuan nga shpërthimi.

Sipas policisë së Vlorës katër nga të plagosurit ishin fëmijë që po luanin afër makinës qe shpërtheu. Spitali civil i qytetit njoftoi se femijët e moshës 13-14 vjeç, kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia njoftoi në orët e pasdites emrin e viktimës i cili, sipas saj, ishte një 38 vjeçar, kalimtar i rastit.

Policia deri tani nuk ka dhënë asnjë të dhënë për motivet e shpërthimit, por ka dyshime se eksplozivi ishte vënë jo në makine por në një pusetë në vendin ku makina ishte parkuar. Njoftimet nga Vlora flasin se makina që shpërtheu i përkiste një zyrtari të administratës së sigurimeve shoqërore në këtë qytet.

Policia ka shoqëruar dhjetë persona lidhur me ngjarjen dhe ka ngritur gjithashtu pika të shumta kontrolli, menjëherë pas incidentit. //ad//

XS
SM
MD
LG