Lidhje

Anije ruse Sajuz arrin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës


Një anije kozmike ruse me një astronaut brazilian në bord arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija kozmike Sajuz u ankorua në stacion sot në mëngjes, dy ditë pasi ishte lëshuar nga qendra e hapësirës Bajkonur e Kazakistanit.

Astronauti brazilian Marcos Pontes - i pari nga ky vend që del në hapësirë - shoqërohej nga kozmonauti rus Pavël Vinogradov dhe nga astronauti amerikan Jeffrey Williams. Vinogradov dhe Williams do të zëvendësojnë ekuipazhin e tanishëm të satcionit të hapësirës që përbëhet nga William McArthur dhe Valerij Tokarev, të cilët ndodhen në orbitë që nga tetori i vitit të kaluar.

Braziliani Pontes do të kthehet në tokë muajin e ardhshëm së bashku me ekuipazhin e mëparshëm. //ad//

XS
SM
MD
LG