Lidhje

Irak: Politikanët shiitë bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit al-Xhafari


Politikanët shiitë në Irak po i bëjnë thirrje Kryeministrit Ibrahim al-Xhafari të largohet nga pushteti. Një zyrtar i lartë i Aleancës shiite të shumicës, Qazim Daoud tha sot se do t’i kërkojë zotit Xhafari, që është gjithashtu shiit, të largohet nga posti, për t’i lënë vendin një qeverie uniteti.

Kjo është hera e parë që udhëheqësit shiitë bëjnë thirrje publikisht që zoti Xhafari ta tërheqë kandidaturën e tij si kryeministri i ardhshëm i vendit. Por ndihmësit e kryeministrit thonë se ai nuk do të largohet nga pushteti.

Ndërkohë, ushtria amerikane thotë se në jugperëndim të Bagdadit u rrëzua një helikopter. Zyrtarët thonë se helikopteri po bënte një patrullim rutinë dhe se nuk dihet fati i ekuipazhit të tij.

Ushtria njoftoi gjithashtu për gjetjen, ditën e enjte, të trupave të 6 irakianëve në një makinë në Bagdadin Perëndimor. Trupat ishin të lidhura dhe gjithashtu me sy të lidhur. Autoritetet irakiane po zhvillojnë hetime lidhur me krimin. //ad//

XS
SM
MD
LG