Lidhje

Përkujtohet 1-vjetori i vdekjes së Papa Gjon Palit të Dytë


Papa Benedikti i bëri nderime paraardhësit të tij Papa Gjon Palit të Dytë, i cili vdiq si sot një vit më parë.

Papa Benedikti vlerësoi lart Gjon Palin për mesazhin e dashurisë dhe të shpresës që ai ruajti gjatë gjithë papatit të tij si dhe kujtoi qendrimin fisnik që ai shpalosi në ditët e fundit të jetës.

Papa Benedikti i bëri komentet në fjalimin e përjavshëm nga dritarja e tij në Vatikan përpara dhjetra mijë besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

Sonte në Vatikan po zhvillohet ndërkohë një lutje e më shumë se 100 njerëzve të mbledhur në shesh për të kujtuar Gjon Palin e Dytë, i cili vdiq më 2 prill 2005 në moshën 84 vjeçare pasi shërbeu për 26 vjet rresht në krye të Kishës katolike. Ai ishte një ndër udhëheqësit më të dashur të kësaj kishe. //ad//

XS
SM
MD
LG