Lidhje

Irani kryen një provë të suksesshme me raketë nënujore


Irani thotë se bëri një provë të suksesshme me një raketë nënujore me shpejtësi të lartë, që është në gjendje të shkatërrojë anije të mëdha luftarake dhe nëndetëse.

Autoritetet ushtarake iraniane thonë se raketa mund të arrijë shpejtësinë 360 kilometra në orë, rreth katër herë më e shpejtë se një suilur. Raketa ka kapacitetin të arrijë të njëjtën shpejtësi sa edhe një predhë nënujore ruse.

Megjithatë nuk është e qartë nëse raketa iraniane është mbështetur tek modeli rus Shkval. Irani thotë se e bëri provën me raketën sot gjatë ditës së tretë të manovrave ushtarake të shkallës së gjerë në Gjirin Persik dhe në detin arabik.

Të premten, Irani tha se bëri një provë me një raketë tokë ajër që mund t’i shmanget radarit dhe të godasë disa objektiva me disa mbushje bërthamore njëkohësisht. Hollësi të tjera nuk janë dhënë. //ad//

XS
SM
MD
LG