Lidhje

Emërohet komisioneri i ri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut


Ish-sekretari i përgjithshëm i organizatës Amnesty International Thomas Hammaberg, u emërua në krye të komisionit të Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut.

Zoti Hammaberg zëvendëson komisionerin e tanishëm të të drejtave të njeriut, Alvar Gil Robles. Komisioneri ka për detyrë nxitjen e vetëdijës për të drejtat e njeriut në të 46 vendet anëtare të Këshillit të Evropës.

Zoti Roble ishte komisioneri i parë i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut. Udhëheqës të Këshillit e lavdëruan sot punën e tij për ngritjen e këtij komisariati dhe për autoritetin që gëzonte gjatë qendrimit prej gjashtë vjetësh në këtë detyrë.

XS
SM
MD
LG