Lidhje

Francë: Studentët të hapur për bisedime lidhur me ligjin e ri për punën


Udhëheqës të studentëve francezë thonë se janë të hapur ndaj bisedimeve të mundshme me ligjvënës, një ditë para një greve të planifikuar masive në lidhje me një ligj të ri mbi punën.

Një drejtues studentor Bruno Zhiliar, tha për një radio franceze se organizata e tij do të diskutonte mbi rishqyrtimin e ligjit në tërësi, porse nuk do të pranonte korigjimin e tij.

Organizuesit e protestës kanë dënuar kompromiset e propozuara lidhur me ligjin dhe janë zotuar ta zhvillojnë grevën e planifikuar për nesër.

Ata shpresojnë që në grevë të përfshihen të paktën 1 milionë vetë. Greva pritet të shkaktojë çrregullime masive në shërbimet hukurudhore e ajrore të vendit.

Presidenti Jacques Chirac e nënshkroi të djelën ligjin në fjalë, por tha se zbatimi i tij nuk do të fillojë deri në miratimin e disa ndryshimeve.

XS
SM
MD
LG