Lidhje

SHBA: anëtari i al-Kaidës, Zakaria Musaui mund të dënohet me vdekje


Në Shtetet e Bashkuara, juria në gjyqin e anëtarit të Al-Kaidës Zakaria Musaui, i cili e ka pranuar fajësinë, arriti në përfundimin se dënimi me vdekje është njëri ndër dënimet që mund t’i jepen atij.

Pas katër ditë diskutimesh, anëtarët e jurisë në një gjykatë federale pranë Uashingtonit arritën në përfundimin se Musaui është përgjegjës për të paktën një vdekje në lidhje me sulmet e 11 shtatorit 2001, duke bërë që ai t’i plotësojë kushtet për t’u dënuar me vdekje.

Musaui rrinte ulur me sytë që vështronin në drejtim tjetër ndërkohë që lexohej vendimi në sallën e gjyqit. Ju nuk do të ma merrni kurrë jetën, zoti ju mallkoftë të gjithëve, tha ai.

Tani jurisë do t’i duhet të vendosë nëse 37-vjeçari Musavi, i cili është shtetas francez, do të dënohet me vdekje. Faza e dytë e seancave për dhënien e dënimit fillon të enjten. Aty mund të bëhen deklarata nga familjarët e viktimave të 11 shtatorit.

Musaui është personi i vetëm në Shtetet e Bashkuara i akuzuar në lidhje me sulmet e 11 shtatorit.//ii

XS
SM
MD
LG