Lidhje

Partitë opozitare kundërshtojnë ligjin e Legalizimeve


Në Shqipëri, partitë kryesore të opozitës kundërshtuan sot me forcë ligjet e miratuara dje nga shumica e djathtë ne parlament, për Legalizimet dhe për bllokimin për tre vjet të mjeteve lundruese. Sipas socialistëve ndryshimet dhe ligji i ri i miratuar për legalizimet nuk e zgjidh problemin e të ardhurve sikundër cënon interesat e pronarëve të ligjshëm. Ndërsa për moratoriumin kundër skafeve partitë e opozitës thanë se ai shkel të drejtat themelore të njeriut dhe dëshmon paaftësinë e qeverisë për t’u përballur me krimin. Ndërkohë këto ligje kanë sjellë dhe një përplasje të fortë brenda së djathtës, ku kryeministri Sali Berisha i ka komunikuar deputetit Spartak Ngjela shkarkimin nga funksionet e tij në parlament dhe në partinë demokratike.

Socialistët të cilët dje braktisën sallën e parlamentit, iu kundërvunë hapur ligjit të ri te leglizimeve të miratuar mbrëmë me ndryshimet e arritura pas kompromisit mes partisë demokratike dhe asaj republikane.

Kryetari socialist Edi Rama tha se ky ligj tregoi sipas tij paaftësinë dhe mungesën e vizionit të shumicës së djathtë për të ardhmen si dhe është një tallje për ish pronarët. Sipas kryetarit socialist formula e zgjedhur nuk e zgjidh problemin e të ardhurve.

Kundërshtime të forta pati edhe për moratoriumin i cili bllokon për tre vjet çdo mjet lundrues. Sipas qeverisë kjo masë merret për të bllokuar trafiqet, ndonëse të paktën gjatë 2 tre viteve të fundit janë regjistruar vetëm disa raste të pakta në numër të përdorimit të skafeve.

Por dje në parlament kryeministri Berisha tha se aftësia e kontrollit të brigjeve nga ana e rojeve bregdetare është shumë e kufizuar duke premtuar njëkohësisht dhe se bllokimi i skafeve do të ketë sipas tij efekte positive edhe për liberalizimin e vizave. Kryeministri e mbrojti këtë vendim edhe sot në përfundim të një takimi me Sekretarin britanik të Shtetit për Çështjet e Brendshme Charles Clark. "Jemi një vend që kërkojmë të integrohemi në BE dhe unë u siguroj se nuk mund të integrohemi me trafiqe ilegale as me eksport krimi, ndaj dhe ne duhet të zgjidhim problemet tona që me dinjitet të ecim drejt BE e Natos", tha kryeministri.

Por sipas socialistëve një ligj i tillë dëshmon paaftësi të shtetit në luftën kundër krimit: "Shumica kaloi moratorimin për mjetet e lundrimit që sanksionoi paaftësinë e shtetit të Sali Berishës për tu përballur me trafikant dhe trajtimn e një populli të tërë si popull trafikant duke goditur drejtpërdrejt turizmin dhe peshkimin si mekanizma mjaft të rëndësishëm të ekonomisë së vendit". Kundër ka qenë edhe kryetari i Lëvizjes socialiste për integrim Ilir Meta i cili tha se miratimi i një ligji të tillë rrezikon të shkel të drjetat e njeiut dhe të drejtat kushtetutes dhe është një ligj diskriminues pasi përqëndrohet vetëm mbi qytetarët shqiptarë duke u kufizuar aty një të drejtë themelore dhe qytetare.

Por kundërshtimi për këto ligje nuk ka ardhur vetëm nga opozita. Ato kanë shkaktuar një përlasje të fortë brenda shumicës së djathtë. Sipas regjistrimit të një debati mes kryeministrit Berisha dhe Kryetarit të Komisionit të Ligjeve Spartak Ngjela, të transmetuar nga televizioni Top Chanel, kreu i qeverisë ka kritikuar me tone të forta avokat Ngjelën për qëndrimet e tij kundërshtuese ndaj disa projekteve të qeverisë, Acarimi mes tyre ka arritur deri atje sa kryeministri i ka komunikuar zotit Ngjela shkarkimin nga të gjitha funksionet partiake dhe parlamentare.//rd//

XS
SM
MD
LG