Lidhje

Debati Berluskoni-Prodi shihet si debat midis të barabartëve


Gazetat italiane e cilësojnë sot debatin televiziv që u zhvillua mbrëmë mes dy rivalëve politikë në zgjedhjet e përgjithshme të javës së ardhshme në Itali si një debat mes të barabartëve.

Kryeministri Silvio Berlusconi shkëmbeu fyerje me Romano Prodin gjatë debatit që u transmetua mbrëmë direkt në televizionin italian. Zoti Prodi e krahasoi zotin Berlusconi me një “pjanec që mbahet fort pas një shtylle dritash në rrugë”, ndërsa kryeministri aktual i Italisë e denoncoi rivalin e tij “një idiot të nevojshëm”. Por surpriza më e madhe e mbrëmjes ishte kur zoti Berlusconi bëri të njohur se ai do të hiqte taksat ndaj banesave. Anëtarë të partisë që qendrës së majtë të zotit Prodi më vonë e hodhën poshtë propozimin si të pamundur.

Zoti Prodi mbështet planin e tij për fillimin e një takse të re ndaj pasurisë së tashëguar për personat që kanë pasuri të madhe, të cilën zoti Berlusconi e ka hedhur poshtë. Zgjedhjet e përgjithshme në Itali zhvillohen të dielën dhe të hënën e ardhshme. //rd//

XS
SM
MD
LG