Lidhje

Gjykata e Irakut akuzon Sadam Huseinin për gjenocid në fushatën kundër kurdëve


Saddam Husseini përballet me akuza për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit për fushatën kundër kurdëve në vitet 1980, përfshirë mbytjen me gaz të mijëra civilëve në fshatin e Halabjas.

Gjykata e Irakut thotë se ka përfunduar hetimet e të ashtuquajturës fushatë e Anfalit dhe ka akuzuar Sadamin dhe gjashtë të tjerë me krime kundër kurdëve.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se fushata e Anfalit shkaktoi vdekjen e rreth 180 mijë personave. Gjyqi i ri mund të fillojë që muajin e ardhshëm. Gjyqi aktual i Sadamit për vrasjen në vitin 1982 të 148 shiitëve pritet të rifillojë nesër.

Në Washington, Presidenti Bush tha se ka ardhur koha që politikanët irakianë të formojnë një qeveri të unitetit. Ai tha se çdo ditë vonesë, është një ditë dhune për Irakun. //rd//

XS
SM
MD
LG