Lidhje

Vazhdon gjyqi i Sadam Huseinit për vrasjen e më shumë se 140 shiitëve në Duxhail


Gjyqi i Sadam Huseinit nën akuzat për vrasjen në vitin 1982 të më shumë se 140 shiitëve në fshatin irakian Duxhail është në plan të vazhdojë sot.

Gjyqi, tani në muajin e tij të gjashtë, rifilloi dje. Sadam Huseini vazhdoi në disa raste të mbante qendrim luftarak ndërkohë që u pyet nga prokurorët.

Një nga avokatët e tij u urdhërua të dilte nga salla e gjyqit kur ajo filloi të tregonte fotografi të të burgosurve irakianë që gjoja po abuzoheshin nga forcat amerikane në burgun famëkeq Abu Graib.

Sadam Huseini dhe gjashtë të pandehur të tjerë përballen me dënimin me vdekje nëse gjenden fajtorë për vrasjet.

Prokurorët irakianë kanë në plan të zhvillojnë një gjyq tjetër kundër tij nën akuzat për gjenocid ndaj kurdëve të Irakut në vitet 1980. Ndërkohë, një person u vra dhe 30 të tjerë u plagosën dje nga dy shpërthime të veçanta bombash në Bagdad

XS
SM
MD
LG