Lidhje

SHBA: Përfaqësuesit e dy partive në Senat arrijnë marrëveshje për reformën e imigracionit


Udhëheqësit e të dyja partive në Senatin amerikan deklaruan se kanë arritur një përparim në përpjekjet për të miratuar një paketë për reformat në emigracion.

Ata e diskutuan marrëveshjen e tyre sot në një konferencë për shtyp, por nuk dhanë hollësi. Ata tërhoqën gjithashtu vëmendjen se disa amendamente që kanë mbetur pezull mund ta prishin kompromisin. Kongresi pritet të fillojë një periudhë pushimi nesër.

Senatori republikan John McCain i Arizonës tha se Presidenti Bush e mbështet kompromisin. Disa propozime kanë si qëllim që të vendosin rregulla për imigrantët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke legalizuar statusin e miliona vetëve që ndodhen aktualisht në mënyrë të paligjshme në vend dhe duke krijuar një program punësimi të përkohshëm për imigrantët.

XS
SM
MD
LG