Lidhje

Sekretarja Rajs i bën thirrje Kongresit të mbështesë marrëveshjen e administratës së Presidentit Bush me Indinë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, i bëri thirrje Kongresit të mbështesë marrëveshjen e administratës së Presidentit Bush me Indinë, duke e cilësuar atë si një arritje strategjike që mund të forcojë përpjekjet për mosërhapjen e armëve bërthamore.

Sekretarja Rajs u tha komisioneve kyçe të Kongresit gjatë seancave të djeshme me pyetje përgjigje se bashkëpunimi civil në fushën bërthamore me Indinë nuk do të nxitë një garë armatimi në Azinë Jugore. Ajo theksoi se marrëveshja do ta ndihmojë Indinë të mos varet nga ato që ajo i cilësoi si burime të paqendrueshme si Irani.

Disa anëtarë demokratë të Senatit thanë se marrëveshje mund të minojë mbështetjen ndërkombëtare ndaj Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore, të cilin India nuk e ka nënshkruar.

Shqetësime u shprehën edhe rreth bashkëpunimit ushtarak të Indisë me Iranin.

Demokrati më i lartë i komisionit të Senatit për marrëdhënie me jashtë, Xhozef Bajden, tha se ai priret të mbështesë marrëveshjen, por theksoi se administrata e Presidentit Bush nuk mund të jetë e sigurt se edhe qeveritë e adhshme të Indisë do t’i respektojnë kushtet e kësaj marrëveshje.

XS
SM
MD
LG