Lidhje

Kandidatët e mundshëm për zgjedhjet presidenciale të 2008-ës


Zgjedhjet e ardhshme për në Kongres zhvillohen në vjeshtë të këtij viti. Ndërsa zgjedhjet e ardhshme presidenciale zhvillohen në vitin 2008, por kjo nuk i ka penguar disa kandidatë të mundshmën që të vënë në provë atmosferën politike. T’i hedhim tani një vështrim veprimtarisë së këtyre kandidatëve në këtë të fazë të hershme të përgatitjeve për fushatë.

Mes kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet e vitit 2008 është senatori nga Arizona John McCain. Ai humbi në fushatën për të fituar emërimin nga republikanët në vitin 2000, ndaj Presidentit Bush dhe do të vendosë më vonë këtë vit nëse do të tentojë edhe një herë për të fituar Shtëpinë e Bardhë pas dy vjetësh dhe pas zgjedhjeve të Kongresit këtë vjeshtë. “Mendoj se zgjedhjet e vitit 2006 do të kenë një ndikim të madh në klimën politike të vitit 2008”. Zoti McCain ishte mes disa kandidatëve të mudshëm republikanë, që morrën pjesë në një votim prove që u zhvillua në Tennessi, ku morrën pjesë edhe Senatori i këtij shteti m Bill Frist, Guvernatori i Massachusetts, Mitt Romney, dhe Senatori i Virginias, George Allen. Ky votim prove u krijon mundësi votuesve dhe vepritarëve partiakë të bëjë një farë parashikimi për fushatën.

Senatori republikan, Lamar Aleksandër nga Tenessee mori pjesë në fushatën presidenciale të vitit 1996. “Çfarë njerëzit kërkojnë të shohin është se çfarë mund të bësh si President i Shteteve të Bashkuara për 8 vjet, çfarë lloj udhëheqësi mund të jesh”, thotë senatori.

Demokratët e opozitës janë po aq të preokupuar për fushatën e vitit 2008. Senatorja nga New Yorku, Hillary Clinton, është një prej kandidatëve të preferuar, por ajo ka të ngjarë të ketë mjaft konkurentë. Senatori nga Massachusetts, John Kerry, mund të bëjë edhe një herë fushatë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 208.

Të tjerë kandidatë të mundshëm janë ish Senatori nga Karolina e Veriut dhe kandidat për nënpresident, John Edwards, Senatori Russ Feingold nga Wisconsini dhe Senatori Joe Biden nga Delaware. Analisti politik Stuart Rothenberg thotë se vepritaritë e herëshme nuk janë të pazakonta dy vjet para zgjedhjeve presidenciale.

Një tjetër analiste, Amy Walter i Cook Political Report, thotë se këto do të jenë zgjehdjet e para prezidenciale që nga viti 1952 që nuk do të kenë në grupin e kandidatëve as presidentin dhe as nënpresidentin. Zoti Bush nuk mund të vërë përsëri kandidaturën sepse nuk e lejon kushetuta, ndësa nënpresidenti Dick Cheney e ka përjashtuar mundësinë për të vënë kandidaturën. “Zakonisht, nga të dy partitë ke si kandidatë nënpresidentin apo presidentin, ose dikë tjetër që është dukshëm kandiati i parë. Por kushtet nuk janë të tilla sot. Prandaj ajo që do të shikojmë këtë herë është se konkurenca ës htë e hapur për të gjithë nga të dy palët dhe kjo do ta bëjë dinamike fushatën e 2008”, thotë analisti.

Shumë ekspertë parashikojnë se Iraku dhe lufta kundër terrorit do të jenë çështjet kryesore të fushatës së vitit 2008. Por analisti Stuart Rothenberg thotë se votuesit zakonisht bëjnë disa llogari bazë në vitin e zgjedhjeve presidenciale. “Mendoj se do të dëgjojmë shumë lidhur me reformat, hapjen e qeverisë, transparencën qeveritare. Shumica e zgjedhjeve, shumica e zgjedhjeve presidenciale, zakonisht sjellin ndryshimin e status quo-së. Çështja është nëse e mbështet drjetimin që ka marrë vendi api nëse do ndryshimin e tij? Dhe në qoftë se do ta ndryshosh, si mund ta ndryshosh”?

Presidenti Bush dhe puna e tij do të jenë një temë qendrore në debatin e fushatës së vitit 2008. //rd//

XS
SM
MD
LG