Lidhje

Një vaksinë eksperimentale siguron mbrojtje afatgjatë nga kanceri i qafës së mitrës


Studiuesit thonë se një vaksinë eksperimentale siguron mbrojtje afatgjatë nga kanceri i qafës së mitrës tek gratë.

Rezultatet e një prove me ilaçin Cervarix tregojnë se 800 e grave të cilave iu dha ky ilaç iu ngritën nivelet e anti-trupave kundër dy varianteve më të zakonshme e një sëmundjeje të lidhur me këtë kancer të quajtur HPV. Efektet e anti-trupave u dokumentuan për më shumë se katër vjet. HPV-ja është një sëmundje e transmetueshme seksualisht.

Dy variantet e saj më të zakonshme janë përgjegjëse për të paktën 70 për qind të të gjitha rasteve të kancerit të qafës së mitrës. Doktoreshë Diane Harper e Fakultetit të Mjekësisë të Dartmouthit në New Hampshire tha se këto zbulime i hapin rrugën prodhimit të vaksinave në shkallë të gjerë të HPV-së.

Cervarix prodhohet nga firma britanike Glaxo Smith Kline që e ka bërë kërkesën për miratimin i ilaçit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Kanceri i qafës së mitrës është një nga më të përhapurit tek gratë. Rreth 230 mijë gra në gjithë botën vdesin çdo vit nga kjo sëmundje. //rd//

XS
SM
MD
LG