Lidhje

Rritet numri i viktimave nga sulmet vetvrasëse në një xhami shiite në Bagdat


Policia irakiane thotë se shpërthimet vetvrasëse që ndodhën në një xhami shiite në Bagdad lanë të paktën 70 të vrarë dhe 158 të plagosur.

Zyrtarët e sigurisë thonë se tre vetë të veshur si gra hodhën sot veten në erë, ndërsa besimtarët po largoheshin nga xhamia e Barathës në veri të Bagdadit, pas lutjeve të së premtes. Autoritetet u bënë thirrje irakianëve në Bagdad të dhurojnë gjak për të plagosurit dhe të evitojnë grumbullimet në grupe të mëdha pranë xhamive dhe tregjeve, për shkak të dhunës së vazhdueshme sektare.

Ndërkaq, ushtria amerikane tha se tre ushtarë të saj janë vrarë në sulme të veçanta në Irak. Një oficer i ushtrisë amerikane vdiq sot nga plagët që kishte marrë, kur patrulla e tij u bë objekt i sulmeve me armë të lehta në Bagdadin Perëndimor.

Një tjetër ushtar u vra dje, kur patrulla e tij luftarake hasi në një bombë anës rrugës në veri të Bagdadit. Po dje, një marins vdiq gjatë një operacioni në provincën e Anbarit. //rd//

XS
SM
MD
LG