Lidhje

Zyrtarë amerikanë dhe britanikë bëjnë thirrje për formimin e një qeveri të bashkimit kombëtar në Irak


Zyrtarë të lartë amerikanë dhe britanikë të mbrojtjes po u bëjnë thirrje udhëheqësve irakianë të formojnë një qeveri të bashkimit kombëtar, ndërkohë që politikanët e atij vendi mbeten të përçarë rreth posteve më të larta qeveritare.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld, dhe homologu i tij britanik, Xhon Rid, e bënë këtë thirrje dje, gjatë një konference të përbashkët shtypi në Uashington. Një nga burimet kryesore të mosmarrëveshjeve është kundërshtimi i Kryeministrit Ibrahim al-Xhafari për të tërhequr kandidaturën për një mandat të dytë, nëse nuk i kërkohet nga parlamenti.

Udhëheqësit kurdë dhe suni të Irakut thonë se ai nuk ka bërë sa duhet për t’i dhënë fund dhunës sektare në vend. Ndërkohë, të paktën 10 veta humbën jetën dje nga shpërthimi i një makine bombë pranë një faltoreje shiite në qytetin Naxhaf, në jug të Bagdadit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Shan Makormak, e dënoi sulmin, duke thonë se ata që vënë në shënjestër objektet fetare të Irakut, janë armiq të të gjitha besimeve fetare dhe të gjithë njerëzimit.

XS
SM
MD
LG