Lidhje

Dy filmat e rinj të javës


Aktori Josh Harnet ëshë gati të kërkojë hakmarrje dhe të lajë mëkatet përmes filmit "Lucky Number Slevin", që del sot në kinematë amerikane pasi ka zënë vendin e tretë ndër filmat më të shikuar në Britani.

I mbetur jetim pasi i vrasin pjestarët e familjes, Slevin rritet nga vrasësi Goodkat, luajtur nga Bruce Willis. Slevin, vendos të hakmerret dhe vihet në ndjekje të atyre që i kanë masakruar familjen. Ai krijion një konflikt mes dy bosëve më të mëdhenj të krimit, "The Rabi", luajtur nga Ben Kingsley si dhe "The Boss", luajtur nga Morgan Freeman. Por Slevin gjendet gjithashtu edhe nën vëzhgimin e pandërprerë të policisë.

Largohemi nga mafia për t’i lene vendin komedisë. E kush tjetër mund ta bëjë këtë më mirë se Jon Lovitz, David Spade dhe Rob Shneider....të njohur me emisionin legjendar televiziv "Saturday Night Live". Filmi “Benchwarmers” që del sot në kinema portretizon tre burra të rritur që ndeshen me kalamaj në lojën e bukur të baseballit.

Gus, Richie dhe Clark, që të tre kanë përjetuar qendrimin në stolin e rezervave kur ata ishin fëmijë. Tani atyre u ka ardhur shansi i dytë. Mel, luajtur nga Jon Lovitz, një njeri shumë i pasur që ngacmohet vazhdimisht nga fëmijët, vendos të financojë tre burrat-fëmijë për t'u ndeshur në një kampionat basebolli për fëmijë. Ai punëson si trajner të skuadrës sportistin e famshëm Reggie Jackson i cili ka një taktikë krejt të ndryshme për të stërvitur skuadrën e tij, e cila për habi jep rezultate dhe frymëzon të gjithë ata që rrinë në stolin e rezervave.

Sa te drejtë kanë aktorët apo muzikantët e njohur për të ruajtur privacinë e tyre. Një përpjekje e aktorit George Clooney ka filluar të bëje jehonë si tek aktorët ashtu edhe tek mjetet e shtypit.

Është mjaft e lehtë që ti dallosh aktorët kur zbresin në tapetin e kuq. Dhe falë faqes së internetit Gawker.com, është e mundur që t'i gjesh ata edhe kur dalin nëpër rugët e Nju Jorkut. Sipas faqes, në 8 të mëngjesit J.Lo ishte parë në Times Square. Në 11, Barbara Streisand dhe James Brolin po diskutonin në Broadway se ku do hanin drekën.

Njerëzit që shikojnë aktorët e njohur dërgojnë mesazhe elektronike të cilat postohen për të gjithë në internet apo dërgohen në telefona celularë.

Clooney doli me një plan. Me ndihmën e shokëve dërgoi mesazhe me informacione konfliktuale për vendndodhjen e aktorëve dhe faqa elektronike nuk pati më vlerë. Plani funksionoi për George por jo për Paul Schaeffer i cili ishte parë në rrugën 57.

XS
SM
MD
LG