Lidhje

Administrata në mbrojtje të nxjerrjes së informacioneve sekrete nga presidenti Bush para luftës në Irak


Shtëpia e Bardhë po u del në mbrojtje nxjerrjes së informacioneve sekrete që thuhet se ka lejuar Presidenti Bush para luftës në Irak.

Zëdhënësi Scott McClellan tha sot se presidenti Bush ka autoritetin për të bërë publike informacione. Ai tha se ka ndryshim në bërjen publike të informacioneve në interes të publikut dhe nxjerrjen e sekreteve që mund t’i bëjnë dëm sigurisë kombëtare.

Dokumente të publikuara dje nga gjykata federale thonë se ish ndihmësi i zv/presidentit Cheney, Lewis “Scooter” Libby i tregoi jurisë se nënpresidenti Dick Cheney kishte thënë se presidenti kishte aprovuar furnizimin e medias me informacione sekrete rreth Irakut.

Mbrojtja që McClellan i bëri presidentit shtron pyetjen rreth kohës se kur ka ndodhur kjo. Zëdhënësi theksoi se materialet në fjalë ishin bërë publike me 18 korrik 2003. Por Libby i tregoi jurisë se ai kishte marrë lejen nga presidenti për të bërë publike informacionet më shumë se një javë më parë nga data e mësipërme.

Prokurori i posaçëm në çështjen Libby thotë se ai ka fakte që të lënë të kuptosh se adminstrata kërkonte të përdorte informacionin për të diskretituar një kritik të luftës, ish ambasadorin Joe Wilson. //rd//

XS
SM
MD
LG