Lidhje

SHBA dënon sulmin vetëvrasës kundër një xhamie shiite në Bagdad


Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin e djeshëm vetëvrasës kundër një xhamie shiite në Bagdad që shkaktoi vdekjen e të paktën 79 vetave dhe plagosjen e më shumë se 160 të tjerëve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Shan Makormek, tha se sulmi ishte vepër e njerëzve që përpiqen ta ndajnë Irakun dhe të nxisin dhunën sektare. Ai tha se shpërthimet vdekjeprurëse u kryen nga njerëz që nuk kanë respekt për fenë.

Zyrtarë të sigurimit thanë se tre autorë shpërthimesh vetëvrasëse të veshur si gra hodhën vetën në erë ndërkohë që besimtarët po largoheshin dje nga xhamia Baratha pas lutjeve të së premtes. Xhamia ka lidhje me partinë kryesore politike shiite, Këshilli Suprem për Revolucion Islamik në Irak.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili u krye një ditë pas shpërthimit pranë një faltoreje shiite në qytetin Naxhaf që shkaktoi vdekjen e të paktën 10 vetave.

XS
SM
MD
LG