Lidhje

El Baradei viziton Iranin javën e ardhshme


Diplomatët thonë se kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike do të vizitojë Iranin javën e ardhshme, në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Teheranit dhe Perëndimit rreth ambicjeve bërthamore të këtij vendi.

Zyrtarët thanë dje në Vjenë se udhëtimi i kreut të agjencisë, Muhamed ElBaradei, bëhet ndërkohë që ai përgatitet t’i raportojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me bashkëpunimin e Iranit.

Javën e kalaur, Këshilli i Siguirimit i kërkoi zotit ElBaradei që të raportojë brenda 30 ditësh mbi bashkëpunimin e Teheranit. Këshilli ka kërkuar që Irani të ndalojë veprimtaritë e pasurimit të uraniumit që mund të përdoret për prodhimin e energjisë bërthamore si edhe të armëve.

Inspektorët e agjencisë mbërritën dje në Iran, ndërsa zoti ElBaradei i bëri thirrje Teheranit të japë informacione për të mbështetur pretendimet e tij se programi bërthamor është thjesht për qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG