Lidhje

Udhëheqësit irakianë kritikuan Presidentin e Egjiptit për komentet se Iraku është në luftë civile


Udhëheqësit irakianë kritikuan Presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak për komentet e tij se Iraku është në luftë civile. Kryeministri Ibrahim Al Jafari dhe Presidenti Jalal Talabani hodhën poshtë cilësimin që u bëri udhëheqësi egjiptian myslimanëve shiitë si më besnikë ndaj Iranit se ndaj Bagdatit.

Zoti Jafari foli sot pas një takimi të ri të bllokut parlamentar shiit të Irakut për të vendosur nëse kryeministri Ibrahim al-Xhafari do të vazhdojë ta mbajë postin e tij në qeverinë e ardhëshme.

Aleanca e Irakianëve të Bashkuar, partia më e madhe në parlament, ndodhet nën presionin në rritje për ta tërhequr kandidaturën e al-Xhafarit. Sot ajo krijoi një komision për të diskutuar mbi këtë çështje me udhëheqësit suni dhe kurdë të cilët janë kundër kandidaturës së tij.

Në zhvillime të tjera, ekstremistët që mbajnë peng 2 shtetas gjermanë të rrëmbyer në janar nxorën një video të re të dy pengjeve, të cilët thoshin se mbaheshin nga rrëmbyesit prej 60 ditësh. Dhuna vazhdoi në Bagdat dhe përreth tij sot, në 3 vjetorin e rrëzimit të regjimit të Sadam Huseinit. //ad//

XS
SM
MD
LG