Lidhje

Irak:kundërshtohet përsëri kandidatura e Ibrahim al Xhafarrit për kryeministër


Arabët suni në Irak dhe politikanët kurdë e kundërshtuan përsëri kandidatutën e Ibrahim al Xhafarrit për një mandat të dytë si kryeministër. Ky vendim u bë i ditur pas njoftimit se aleanca shi’ite kishte krijuar një komision për të bindur fraksionet e tjera të mbështesnin zotin Xhafarri.

Shi’itët përbëjnë grupimin më të madh në parlament, por kanë nevojë për mbështetje nga sunitë dhe kurdët për të siguruar shumicën dhe formuar qeverinë. Udhëheqësit shi’itë do takohen përsëri sot për të vendosur se si do të veprojnë në të ardhmen.

Ka katër muaj që ata përpiqen për formimin e qeverisë. Kurdët dhe arabët suni thonë se zoti Xhafarri nuk ka bërë sa duhet për qetësuar dhunën sektare në Irak.

XS
SM
MD
LG