Lidhje

Itali:anketat tregojnë fitoren e mundshme të Romano Prodit


Në Itali, anketat pas zgjedhjeve të përgjithshme tregojnë se koalicioni i qendrës së majtë i Romano Prodit ka siguruar fitoren, por rezultatet e para të numërimit të votave tregojnë se gara është shumë e fortë, veçanërisht për Dhomën e Lartë të Parlamentit, Senatin.

Parashikimet, bazuar në 15 për qind të votave, tregojnë se koalicioni i majtë ka marrë 158 vende në Senat, ndërsa qendra e djathtë e kryeministrit Berluskoni ka marrë 151 vende.

Anketat e para pas zgjedhjeve tregonin se koalicioni i qendrës së majtë i ish-kryeministrit Romano Prodi kishte siguruar fitoren me afro 50 deri në 54 për qind të votave për dhomën e ulët të parlamentit italian krahasuar me 45 deri në 49 për qind për Aleancën e kryesuar nga kryeministri aktual i vendit, Silvio Berluskoni.

Zoti Berluskoni ka premtuar të ulë taksat për të ndihmuar zhvillimin ekonomik. Ai e ka akuzuar bllokun e qendrës së majtë si të dominuar nga komunistët.

Nga ana e tij, zoti Prodi i cilësoi si të parealizueshme uljet e taksave të propozuara nga e djathta. Ai gjithashtu kritikoi punën e Berluskonit në ekonomi deri tani.

XS
SM
MD
LG