Lidhje

SHBA: Vendoset rekord i ri i mbledhjes së vezëve të Pashkëve


Festimet e Pashkëve filluan herët këtë vit në shtetin amerikan Georgia. Mbi 10 mijë vetë, pjesa më e madhe fëmijë, shkuan në parkun Stone Mountain për një gjueti vezësh, një traditë karakteristike që shoqëron festimet e Pashkëve.

Fëmijët kërkonin për të gjetur ndonjë nga 301 mijë vezët e fshehura në park. Kjo shifër e tejkalon rekordin e mëparshëm prej 292 mijë vezësh që ishin fshehur disa vjet më parë në Rockford të shtetit Illinois.

Pjesa më e madhe e vezëve kishin brenda karamele, por disa kishin edhe kupona për të marrë video-disqe falas.

Në këtë festim ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i kompanisë Gines të rekordeve botërore, për ta mbikqyrur ngjarjen e cila do të përfshihet tani në librin e ardhshëm të rekordeve botërore. //ad//

XS
SM
MD
LG