Lidhje

Në Itali, rezulatet zyrtare tregojnë se Romano Prodi ka fituar zgjedhjet  e përgjithshme


Në Itali, rezulatet zyrtare tregojnë se udhëheqësi i opozitës, Romano prodi ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, duke siguruar një shumicë vendesh në të dyja dhomat e Parlamentit.

Koalicioni i qendrës së majtë i zotit Prodi siguroi fitoren kur Ministria e Brendshme i caktoi asaj katër nga 6 vendet e Senatit, të zgjedhura nga italianët që votuan jashtë vendit.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni kundërshtoi pretendimin e rivalit të tij Romano Prodi për fitore në zgjedhjet e përgjithshme, duke thënë se pati shumë parregullsi në votimin e italianëve jashtë vendit.

Zoti Prodi shpalli sot se kishte fituar në të dyja dhomat e parlamentit dhe premtoi të punojë për të bashkuar vendin.

Përkrahësit e zotit Berlusconi bënë thirrje për rinumërimin e votave, ngaqë rezultatet e votimeve për Dhomën e Ulët të Parlamentit ishin me një diferencë tepër të ngushtë. Një koalicion duhet të kontrollojë si Senatin edhe Dhomën e Ulët të Parlamentit, për të shmangur bllokimin legjislativ.

XS
SM
MD
LG