Lidhje

Irak: Politikanët shi'itë përsëri nuk bien dakord për kandidatin për kryeministër


Politikanët shi’itë në Irak nuk arritën përsëri të bien dakord për kandidatin e tyre për kryeministër, gjë që po bllokon formimin e qeverisë së re.

Udhëheqës të partive shi’ite në koalicionin Aleanca e Bashkuar Irakiane u takuan sot në Bagdat për të diskutuar rreth fatit të kryeministrit Ibrahim Al Xhafari. Pas ndërprerjes së takimit, zyrtarët thanë se do të përpiqen përsëri nesër për të gjetur një zgjidhje.

Bisedimet e sotme bëhen një ditë pasi udhëheqësit suni dhe kurdë e kundërshtuan përsëri kandidaturën e zotit Xhafarri për një mandat të dytë. Një zyrtar shi’it u tha sot gazetarëve se grupi i tij është gati të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër.

Udhëheqësit shi’itë po përpiqen që nga dhjetori për të formuar një qeveri, por mosmarrëveshjet rreth kandidaturës së zotit Xhafarri, e kanë bllokuar procesin.//lk

XS
SM
MD
LG